Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, në takimin konsultativ që po mbahet ndërmjet subjekteve politike ka thënë se pavarësisht se PAN nuk do të marrë pjesë në seancë, seanca d" />

Mikullovci: Seanca mbahet nesër edhe pa PAN-in

Mikullovci: Seanca mbahet nesër edhe pa PAN-in

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, në takimin konsultativ që po mbahet ndërmjet subjekteve politike ka thënë se pavarësisht se PAN nuk do të marrë pjesë në seancë, seanca do të mbahet nesër.

Ndërkohë që Enver Hoxhaj e ka bërë të ditur se PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, ai ka thënë se nuk është mirë që të merren vendime të njëanshme për caktimin e seancës së nesërme.

“Ne nuk përfaqësojmë vetëm vetën por edhe votuesit tanë, dhe ju ftoj që të ruhet dinjiteti i asaj salle (Kuvendit)”, ka thënë Hoxhaj.