Mikullovci nuk përshëndet Hoxhajn, i thotë u pafshim, e mos u pafshim

16.08.2017 11:29
Mikullovci nuk përshëndet Hoxhajn, i thotë u pafshim, e mos u pafshim

Gjatë mbylljes së seancës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Enver Hoxhaj, ka përshëndetur kryesuesin i takimit, Adem Mikullovci, duke i thënë mirupafshim.

Teksa Mikullovci Hoxhajt i përgjigjet me “u pafshim dhe mos u pafshim, edhe mos u pafshim se nuk prish punë”, duke mos ia zgjatur dorën.

Adem Mikullovci  dhe Enver Hoxhaj gjatë takim patën një përplasje pas fjalimit të deputetit të AAK-së Pal Lekajt.

“Kjo është një frazeologji vetëm sa për të thënë dhe ta lmue Vetëvendosjen dhe koalicioni LAA. Ju e dhatë një propozim me 24 por vërtetë nuk kemi kurfarë garance se ju do t’i përmbaheni kësaj.Kërkoj nga ju që këtë kërkesë ta parashtroni me shkrim dhe t’i drejtoheni Kuvendit me shkri”, ka thënë Mikullovci.

I ashpër ka qenë në ndërhryje Enver Hoxhaj.

“Zoti Mikullovci ku keni të drejtë që të flisni se a do të jemi apo nuk do të jemi në seancë. Kush jeni ju që ta ngrityni këtë dilemë “, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com