Mikullovci kundërshton propozimin e PAN-it

Mikullovci kundërshton propozimin e PAN-it

Kërkesën e koalicionit PAN, që seanca të caktohet që të mbahet me 24 gusht, e ka kundërshtuar kryesuesi Adem Mikullovi, i cili ka thënë se fjalët ishin që seanca të mbahej me 17-18 gusht.

“Në takimin e fundit që patem ju dolet me kërkesën për takimin e sotit. Ju thatë se seancën do ta caktojmë me 17-18 dhe tash po na dilni me një propozim ku shtyhet edhe për një jave. E në anën tjetër po thoni që nuk jeni ju ata që po i  bllokoni institucionet”, ka thënë ai.

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike përveç Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com