Mikullovci e Hoxhaj përplasen për seancën e nesërme

09.08.2017 10:34
Mikullovci e Hoxhaj përplasen për seancën e nesërme

Në takimin e sotëm konsultativ të partive politike, drejtuesi i saj si deputeti më i vjetër i Kuvendit, Adem Mikullovci dhe përfaqësuesi i PDk-së Enver Hoxhaj, janë përplasur rreth caktimit të vazhdimit të seancës së kuvendit.

Hoxhaj akuzoj Mikullovcin se ka marrë vendim të njëanshëm për caktimin e seancës për të enjtën.

“Ju keni marrë një vendim të njëanshëm andaj ne nuk mund të marrim pjesë në këtë seancë’, ka thënë Hoxhaj, shkruan Periskopi.

Ndërkaq Mikullovci, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Po e kemi caktu seancën bashkë, atë ditë jemi marrë vesh të gjithë. Seancën krye në veti nuk e kam caktu. Veprimet e mia janë absolutisht sipas Kushtetutës “, ka thënë Mikullovci.