“Mikullovci abuzoi me institucionin e Kuvendit”

“Mikullovci abuzoi me institucionin e Kuvendit”

Lejimi i debatit gjatë seancës së sotme të Kuvendit, për PDK-në është e palejueshme dhe kundërligjore. Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi u konstatua se në sallë nuk ka kuorum, kërkoi 15 minuta pauzë, për t’u kthyer më pas me vazhdimin e saj.

Edhe pas kësaj kohe nuk pati kuorum, madje kishte edhe më pak deputetë se para 15 minutash.

Megjithatë, nuk pati kuorum, por Mikullovci lejoi që të debatohet në sallë. Aty morën fjalën deputetë nga partitë tjera, por jo ata të koalicionit PAN dhe as minoritetet, të cilët mungonin.

Krejt kjo situatë për Besim Beqajn nga PDK-ja, është e papranueshme dhe kundërligjore lejimi i debatit në seancën konstitutive.

Madje ka thënë se Mikullovci ka abuzuar me institucionin e Kuvendit.

“Mikullovci sot ka treguar se është i instrumentalizuar nga partia e tij, duke abuzuar me institucionin”, ka thënë Beqaj gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se do të marrin pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës./Insajderi.com