Mikullovci zë vendin e kryekuvendarit

03.08.2017 10:22
Mikullovci zë vendin e kryekuvendarit

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, njëherit deputeti më i vjetër i legjislaturës së gjashtë, Adem Mikullovci është ulur në ulësen e kryetarit të kuvendit.

Mikullovci, bashkë me deputeten më te re, Teuta Rugova, pritet ta udhëheqin seancën e sotme, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit.

Gjithashtu po thuajse edhe të gjithë deputetët kanë zënë vendin e tyre nëpër ulset e Kuvendit të Kosovës.