Mijëra qytetarë në protestat anti-shqiptare në Maqedoni

Mijëra qytetarë në protestat anti-shqiptare në Maqedoni

Në shumë qytete të Maqedonisë kanë vijuar edhe sot protestat kundër Platformës Shqiptare.

Në marshin e sotëm në Shkup dolën rreth  4000 persona ndërsa në të janë bashkëngjitur edhe disa bujq të cilët në rrugë kanë nxjerrë edhe traktorë e kombajnë.

Në kundërshtim me veprimet e tyre dhe protestat kundër zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve ata kanë folur edhe për bashkëjetesën në Maqedoni, shkruan Alsat M.

Gjatë protestave nuk janë shënuar incidente ndërsa ka pasur shumë pankarta me mbishkrime akuzuese ndaj Zaevit për tradhti kombëtare.