Mijëra qytetarë mblidhen në Shkup në përkrahje të Erdoganit

28.07.2016 20:37
Mijëra qytetarë mblidhen në Shkup në përkrahje të Erdoganit

Mijëra qytetarë janë tubuar në Shkup për t’i dhënë mbështetje popullit turk, qeverisë së Turqisë dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan, me këtë rast duke e dënuar tentimin për grusht shteti në Turqi më 15 korrik.

Në këtë tubim të organizuar nga asociacioni i shoqatave turke në Maqedoni, MATUSITEB, po marrin pjesë edhe shumë organizata joqeveritare nga Shkupi, si, SH.K “Vizioni-M”, SH.K.H “Merhamet”, SH.E “Parimi kulturor” dhe shumë të tjera, njofton medium nga Maqedonia, Shenja.

Më herët, një tubim i ngjashëm ishte bërë edhe në Preshevë./Insajderi.com