Mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e Haradinajt

Mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e Haradinajt

Mijëra qytetarë janë mbledhur të shtunën në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, nga ku po kërkojnë lirimin e plotë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Protesta është thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

har 24

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga autoritet franceze, bazuar në një urdhëarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Franca. Gjykata në Francë ka vendosur që ai të lirohet me kusht, derisa të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e tij.

Arrestimi i tij ka nxitur organizimin e një numri protestave, jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet e BE-së.