Mijëra emigrantë ikin nga zjarri në kamp

Rreth 4 mijë emigrantë janë evakuuar nga kampi Moria në ishullin grek Lesbos, pas një zjarri të madh që kishte kapluar tendat.

Mijëra emigrantë ikin nga zjarri në kamp

Është raportuar se nuk ka viktima, dhe disa emigrantë janë lejuar që të kthehen në kamp.

Policia ende është duke hetuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm. Por një punëtor ka treguar se zjarri ka shpërthyer pas një mosmarrëveshjeje të ushqimit, njofton BBC.

Zjarri ka shkatërruar 30 për qind të kampit.

Sipas OKB-së, në ishullin Lesbos, aktualisht janë 5,600 refugjatë, ndërsa ky ishull ka kapacitet vetëm për 3,600 refugjatë./Insajderi.com