Mihaloviç paralajmëron tifozët: Mjaft më quajtët serb mu**!

Mihaloviç paralajmëron tifozët: Mjaft më quajtët serb mu**!

Sinisa Mihajlovic nuk është kurrë banal dhe nuk mund të ishte i tillë në prag të derbit Juventus-Torino. Ish-trajneri i Milan ka cituar “Walt Disney” për të karikuar lojtarët dhe i ka dhënë disa mesazhe të qarta Juventus-it.

“Nëse mund ta ëndërrosh diçka, kjo ndodh sepse mund ta bësh, kjo do të jetë sfida mes pasionit dhe arsyes, mes ngjyrave dhe bardhezisë, mes popullit dhe padronit. Është një derbi unik në llojin e tij. Duhet të jemi cinikë para portës dhe agresivë në mbrojtje/ vitin e kaluar kemi shkuar shumë afër fitores dhe kemi pësuar një gol në fund. jam zemëruar edhe për një gabim të arbitrit, por shpresoj që kjo të mos ndodhë këtë herë, duke parë se është VAR dhe shpresoj që të përdoret edhe në favorin tonë”.

Mihajlovic ka lajmëruar edhe tifozët bardhezi: “Në stadiumin e Juventus ka një sistem shumë të mirë akustik. Nëse nga shkallët e stadiumit do të vijnë thirrjet serb m…, shpresoj që t’i dëgjojë edhe arbitrit i katërt përveç meje. Sepse kjo histori duhet të marrë fund”.