Mihali ankesë kundër ndalimit të hyrjes në Kosovë

27.07.2016 15:05
Mihali ankesë kundër ndalimit të hyrjes në Kosovë

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali ka ushtruar ankesë ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër ndalimit të hyrjes së saj në Kosovë.

Mihali ankesën e saj e ka mbështetur në ligjin për të huaj, sipas së cilës pretendon se Policia Kufitare në momentin kur ka nxjerrë vendimin për ndalim e saj nuk i ka përmbushur kërkesat ligjore.

“Duke nxjerrë një akt të tillë, organi i Policisë Kufitare duke mos vërtetuar në mënyrë të drejtë gjendjen faktike dhe duke zbatuar legjislacionin sekondar i cili nuk është i zbatueshëm, ka gabuar në drejtim të zbatimit të normave materilo-juridike në rastin konkret”, shkruan në ankesën e Mihalit. /Insajderi.com