Arlind Ajeti do të largohet nga Torino në fund të sezonit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, do të largohet nga Torino në fund të sezonit, raportojnë mediat italiane.
Ajeti nuk ka arritur ta bind trajnerin e Torinos, Sinisa Mihajlovic, me paraqitjet e tij dhe kësisoj pritet largimi i tij në fund të këtij sezoni.
Por ende nuk është raportuar për skuadrat e interesuara për mbrojtësin e talentuar shqiptar, i cili ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion në Serie A.
Ajeti ka kontratë me Torinon deri më 30 qershor të vitit 2019.