Midtjylland shkon në “Teatrin e Ëndrrave” për ëndrrën e madhe

Midtjylland të enjten luan ndeshjën e jetës, ndaj Manchester Unitedit nw Ligën e Evropës.

Midtjylland shkon në “Teatrin e Ëndrrave” për ëndrrën e madhe

Në minutën e 77-të të ndeshjes ndaj Manchester Unitedit, sulmuesi afrikan Onuachu shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e skuadrës së Midtjylland, vetëm një javë më parë.

Ekipi i vogël danez arriti të përmbysë rezultatin ndaj një prej klubeve më të famshëm të futbollit evropian në të gjithë historinë, dhe danezët do të mundohen ta vazhdojnë ëndrrën e tyre edhe në sfidën e kthimit që zhvillohet në “Teatrin e Endrrave”, në Manchester.

I themeluar 17 vjet më parë, pikërisht në vitin kur Unitedi fitojë Championsin më të çmendur në historinë e tij duke mundur në finale Bayernin me dy gola në fund të Solksjaerit e Sheringhamit, Midtjylland regjistroi surprizën më të madhe të këtij sezoni në Europa League, duke mposhtur ekipin e Van Gaal-it, njofton Supersport.al.

Një garë që lë shpesh hapësira për ngjarje të tilla, sic ishte vjet edhe finalistja surprizë nga Ukraina Dnipro, që tregoi se dhe klubet pa shumë histori mund të garojnë si të barabartë mes të mëdhenjve, raporton Insajderi.

Skuadra e vogël daneze, është aq e vogël krahasuar me Unitedin, sa për president ka drejtuesin e një koncesionari të Mercedesit në Herning dhe Ikast, qytetet që kjo skuadër përfaqëson por dhe një biznesmen në sektorin pyjor.

Sulmuesi që shënoi golin e fitores ndaj anglezëve erdhi te ky ekip në vitin 2012-të, pasi klubi i siguroi atij përveç mundësisë për të luajtur futboll dhe një bursë studimi.

Ky klub futbolli ka gjithashtu dhe një makinë me emrin e tij në kategorinë e garave Hitech Racing, që duket se përfaqëson mjaft mirë dhe shpejtësinë me të cilën skuadra e vogël daneze po arrin rezultate në vend por dhe arenën ndërkombëtare.

Në “Old Trafford” këtë të enjte, kjo skuadër do të luajë në teatrin e ëndrrave, ëndrrën e saj më të madhe, atë të kalimit në 1/8 të Europa League, por dhe eliminimin e një skuadre me emër të madhe si United.