Middlesbrough afër transferimit të Zidane

Middlesbrough afër transferimit të Zidane

Skuadra e Premier Ligës angleze, Middlesbrough është duke monitoruar situatën e Enzo Zidane, djalit të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik Sunday Times, skuadra e promovuar këtë vit në elitën e futbollit anglez e dëshiron në formë huazimi futbollistin e Real Madridit, njofton Insajderi.

Enzo Zidane është duke kaluar përgatitjet parasezonale me skuadrën e parë të Real Madridit, e cila drejtohet nga ish-legjenda e “Los Blancos” dhe babai i Enzos, Zinedine Zidane.

Trajneri i Middlesbrough – dikur ndihmëstrajner i Jose Mourinhos tek Real Madridi, Aitor Karanka thuhet se i ka ofruar francezit të ri mundësinë që të rritet më shumë si futbollistë në Premier Ligë. /Insajderi.com