Microsoft Word lexon tekstin me zë për njerëzit që vuajnë nga disleksia

Microsoft Word lexon tekstin me zë për njerëzit që vuajnë nga disleksia

Microsoft ka testuar një numër veçorish “text-to-speech” në vitet e fundit në Word, por më në fund duket se ka gjetur mënyrën e duhur për ta implementuar.

Në përditësimin e fundit të Office 365 këtë muaj, gjigandi i softueri solli një funksionalitet të ri quajtur Read Aloud në Word.

I ngjashëm me Read Mode prezantuar në Dhjetor, ky funksionalitet mundëson ndryshimin e shpejtësisë dhe zërit duke ndërvepruar njëkohësisht me tekstin dhe kryer editime në kohë reale.

Opsionet e reja do të thonë shumë për njerëzit që vuajnë nga disleksia, njerëz me vështirësi në mësimin e leximit dhe interpretimit të fjalëve. Leximi i tekstit me zë të lartë e bën më të lehtë gjetjen e gabimeve dhe korrigjimin e tyre.

Read Aloud është një opsion i cili do të funksiononte më së miri me kufje dhe është i disponueshëm nën tabin Review për testuesit e Office 365. Disponueshmëria e gjërë do të vijë në fund të vitit.