Microsoft prezanton tabletin më të vogël deri më tani

Microsoft prezanton tabletin më të vogël deri më tani

Surface Go duket si një Surface Pro i vogël, por ndryshimet e mëdha janë në brendësi të pajisjes.

Çmimi bazë i modelit është 399 dollarë, por vjen vetëm me 4 GB RAM, me eMMC me 64 GB memorie dhe një procesor më të dobët Intel Pentium Gold.

Është një tablet 10 inç që paraqet një version më të vogël dhe disi më të dobët të Surface Pro.

Microsoft nuk ka synuar Surface Go në një grup klientësh të veçantë, nuk është një “vrasës i iPads”, as nuk është një konkurrent i drejtpërdrejtë për Chromebooks dhe nuk është as rival për laptopët e Windows që kushtojnë rreth 400 dollarë.

Surface Go ndoshta do të përdoret në arsim, i blerë nga njerëz të zakonshëm dhe mund të përdoret gjithashtu për qëllime komerciale. Është e qartë se Surface më i lirë dhe më praktik është në dispozicion për blerësit që nuk kanë mundësi të blejnë një Surface Pro që kushton  799 dollarë.