Microsoft lanson Skype “e ri” në desktop

17.08.2017 23:12
Microsoft lanson Skype “e ri” në desktop

Versioni eksperimental i Skype i lançuar ditën e sotme nuk është i njëjtë me aplikacionin universal të Skype për Windows 10. (https://www.skype.com/en/insider/)

Përkundrazi është një përditësim për Skype Desktop i cili funksionon në Windows 7 dhe Windows 8 dhe 8.1.

Me këtë version Microsoft solli veçoritë më të fundit të aplikacionit mobil i cili kaloi nëpër një ridizajnim madhor javët e fundit.

Versioni i ri në desktop vendos bisedat në qendër të vëmendjes, ekran në kohë reale, shpërndarje të fotove, @mentions, reagime ndaj mesazheve dhe një panel të ri njoftimesh.

Përdoruesit do të kenë akses në një galeri të re bisedash ku mund të gjejnë lidhje, dokumente, media si dhe më shumë opsione përshtatjeje për thirrjet në grup.

Në postim në blog të datës 17 Gusht, zyrtarët e Microsoft thanë se kompania dhe Skype varen nga përshtypjet e prëdoruesit, një deklaratë e cila vjen në një moment kur aplikacionet mobile janë mallkuar nga shumë përdorues.

Kompania synon të sjellë ridizajnim madhor në iOS, Windows, Mac, Linux, ueb dhe Xbox brenda këtij viti. /PCWorld Albanian