Microsoft ka zhvilluar një version të Windows 10-ës për qeverinë Kineze

As Microsoft e as qeveria Kineze nuk ka dhënë detaje për ndryshimet e aplikuara në Windows 10.

Microsoft ka zhvilluar një version të Windows 10-ës për qeverinë Kineze

Microsoft ka përfunduar punën në Windows 10-ën për qeverinë Kineze dhe bizneset e saj dhe është gati të fillojë shitjet e sistemit operativ bëri të ditur gazeta shtetore.

“Kemi punuar për ta bërë të sigurtë dhe të kontrollueshëm. Ne jemi gati ti shërbejmë këtij tregut,” tha CEO i Microsoft për Kinën.

Windows 10-ta e modifikuar është produkt i një marrëveshjeje të nënshkruar në Dhjetor të 2015-ës me China Electronics Technology Group, një kontraktor me mbështetjen shtetërore.

Microsoft dhe CETC formuan një sipërmarrje të përbashkët për të licensuar përdorimin e sistemit operativ tek qeveria dhe bizneset. CETC zotëron 51% të aksioneve ndërsa Microsoft 49%.

As Microsoft e as qeveria Kineze nuk ka dhënë detaje për ndryshimet e aplikuara në Windows 10. Në 2015-ën Microsoft garantoi se do të ruajë pronësinë mbi teknologjinë e Windows 10-ës.

Sipas motorit të kërkimit Baidu, Windows 10-ta në Kinë zotëron vetëm 9% të tregut ndërsa globalisht 25%.