Microsoft me 1 miliard dollar investime për sigurinë kibernetike

Microsoft me 1 miliard dollar investime për sigurinë kibernetike

Kompania teknologjike Microsoft, do të vazhdojë të investojë mbi 1 miliard dollar në vit për sigurinë kibernetike dhe zhvillim në vitet e ardhshme.

“Sa më shumë që njerëzit e përdorin “cloud” për ruajtjen e të dhënave, shpenzimet duhet të jenë më të larta”, ka thënë Bharat Shah, nënkryetar i sigurisë në Microsoft, raporton Reuters.

Ndërsa numri i sulmeve kibernetike në tentativë dy ose tre vjet më parë ishte 20 mijë për një javë. Kjo shifër është rritur për 600-700 mijë, sipas të dhënave të Microsoft./Insajderi.com