Michelle Obama, gati librin e saj të parë

13.09.2018 20:55
Michelle Obama, gati librin e saj të parë

Edhe pse tashmë është larguar nga Shtëpia e Bardhë, ajo kujdeset që herë pas here të japë mesazhe mjaft frymëzuese dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Ajo bashkë me ish-presidentin Barack Obama dhe vajzat e saj nisën një jetë të re pas përfundimit të mandatit, jashtë vëmendjes së mediave dhe përgjegjësive politike.

Por sigurisht ato nuk ndaluan me projektet e tyre dhe patën edhe një lloj reflektimi, gjë të cilën Michelle e ka pasqyruar në një projekt mjaft të madh, siç është publikimi i një libri i cili do t’i japë mundësi njerëzve ta takojnë atë.