Michael Schumacher nuk mund të zgjohet

Michael Schumacher nuk mund të zgjohet, përveç se me ndihmën e terapisë speciale, ka thënë avokati i tij.

Michael Schumacher nuk mund të zgjohet

Felix Damm ka mohuar për CNN, se ish-kampioni i Formula 1, ka nisë të bëjë hapa të vegjël.

Schumacher kishte pësuar një lëndim të rëndë në tru derisa po skijonte në Meribel në Alpet franceze, raporton BCC.

Ai pati dy intervenime në tru, ku qëndroi dhe në koma në Grenoble të Francës. Më pas ai ishte transferuar në Luzanë dhe më pas trajtimin mjekësor e pranoi në shtëpinë e tij në Zvicër. /Insajderi.com