Metoda e Apple për t’i kapur hajdutët e Iphone 7

Celularët e mençur janë bërë në ditët e sotme një domosdoshmëri dhe njerëzit shpesh herë bëhen viktimë e vjedhjeve të tyre dhe nuk mund t’i gjejnë më.

Metoda e Apple për t’i kapur hajdutët e Iphone 7

Por tani iPhone do të ofrojë një zgjidhje për këtë problem.

 

Sipas raporteve, Apple ka krijuar një patentë të re e cila do t’u ndihmojë celularëve të ardhshëm iPhone t’i kapin hajdutët duke përdorur Touch ID-in, transmeton Express, njofton Insajderi.

Në patentë, sistemi është përshkruar si “Kapja Biometrike e Identitetit të një Përdoruesi të Paautorizuar”.

Sipas patentës, celulari do të jetë në gjendje që të kapë shenjat e gishtit, të bëj foto, video dhe të incizojë kur një përdorues i paautorizuar është duke e përdorur atë. /Insajderi.com