Ndarja nga jeta ditën e sotme e Fadil Vokrrit ka hidhëruar pa masë jo vetëm futbolldashësit shqiptarë, këndej e andej kufirit, por edhe personalitetet e të dyja shteteve shqiptare në Ballkan.
Mes tyre, i tronditur nga ky lajm i zi, ka mbetur edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ky i fundit sapo i kishte firmosur dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare presidentit të ndjerë të Federatës Kosovare të Futbollit.