Mesut Ozil mund ta vazhdojë karrierën në Turqi

Mesut Ozil mund ta vazhdojë karrierën në Turqi

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, skuadra turke, Fenerbahce po përgatitet që ta transferoj Mesut Oaizlin nga Arsenali gjatë verës.

Ozil ka prejardhje nga Turqia dhe ka lidhje të forta me familjarët që ka në këtë vend. Gjiganti nga Stambolli po mundohet ta shfrytëzoj këtë për ta sjell ish yllin e Real Madridit në “Şükrü Saracoğlu”.

Ndryshe, Ozil shihet si pasardhës i Robin van Persies, i  cili gjatë verës pritet të largohet nga klubi turk.

Po ashtu, edhe Ozil pritet të largohet nga Arsenali pas ka dështuar që t’i tregoj vlerat te ky klub, që prej transferimit nga Real Madridi në vitin 2013.