Mësuesi i lëndës fetare lutet që nxënësit të bëhen praktikues të Islamit

Mësuesi i lëndës fetare lutet që nxënësit të bëhen praktikues të Islamit

Rreth 30 nxënës të klasës se pestë së një shkolle në fshatin Tërnoc të Bujanocit janë mbledhur në një nga sallat e tyre ku kanë kryer praktikën e faljes së namazit.

Mësuesi i tyre, Rijad Demiri, ka postuar disa fotografi nga siç e ka quajtur ai orës “së mësimit fetar islam”, ku shihen nxënësit duke marrë këshilla dhe duke u praktikuar namazin.

Por, vetë mësuesi Demiri ka shkruar se lutet që këta të bëhen praktikues të fesë Islame.

“O Zoti ynë bëji këta nxënës praktikues të rregullt të namazit.Amin”, ka shkruar ai./Insajderi.com