Mësuesi 63-vjeç ngacmon nxënësen 11-vjeçare

Mësuesi 63-vjeç ngacmon nxënësen 11-vjeçare

Një skandal seksual ka ndodhur në një shkollë në Tepelenë. Mësuesi 63-vjeçar e ka ngacmuar nxënësen 11-vjeçare dhe Policia ia ka vënë prangat.

Babai i vajzës ka bërë denoncimin. Sipas tij, me mësuesin ishin fqinjë, kishin hyrje dhe dalje familjare, por ai prej 2 vjetësh ia ngacmonte vajzën.

Rasti më i fundit ka qenë ditën e hënë. “Abuzimin e mësuam nga një telefonatë anonime“, ka thënë prindi. “Ndoqëm rrugën ligjore, do t’i shkojmë deri në fund”.