Mësuesi 57 vjeç i vjetër, por yll i Instagramit

Mësuesi 57 vjeç i vjetër, por yll i Instagramit

Irvin Randle (57) është dëshmi e gjallë se vitet nuk mund të jenë pengesë për lumturi dhe sukses. Ky burrë plotë sharmë nga Teksasi i cili momentalisht po i tërheqë femrat nga gjithë bota nëpërmes të Internetit, është i njohur si “MrStealUrGrandpa”. Nëse gjykojmë sipas dukjes së tij në Instagram, ky burrë po pushton me paraqitjen e tij.

Me vizita të shpeshta në fitness e mbanë trupin dhe rrezaton me vetëbesim dhe sharmin mashkullor. Kudo që të paraqitet, në restorant apo në plazh, kryesisht është i rrethuar me femra.

Në Instagram, Irvin rregullisht i përgjigjet përshëndetjeve të adhurueseve të tij dhe nuk fshehë dashurinë e tij për akullore të çokollatës. Gjithashtu rregullisht i këshillon meshkujt më të rinj të ushtrojnë, por edhe të sillen si xhentëlmenë.

Irvin posedon diplomë universiteti dhe me profesion është mësues, por moda është dashuria e tij më e madhe. U paraqitë nëpër faqet e shumë revistave. Është i martuar dhe ka dy nipër./Insajderi.com.