Messi i vihet pas Iniestas e Xavit

05.11.2017 09:04
Messi i vihet pas Iniestas e Xavit

600 ndeshje, 523 gola, 30 tituj, këto janë të arriturat e Lionel Messit me fanellën e Barcelonës.

Sfida mes Barcelonës e Sevillas ishte më e veçanta për Lionel Messin, që arriti në kuotën e 600 paraqitjeve me fanellën e blaugranave.

Messi nuk shënoi, por dhuroi spektakël për gjithë të pranishmit në fitoren 2:1 në “Camp Nou” kundwr Sevillas.

13 sezone me Barcelonën, 600 paraqitje (490 me numrin 10), 523 gola, 30 tituj, pesë Topa të Artë, katër Këpuca të Artë, këto janë disa nga shumë të arriturat e Messit gjatë karrierës, thjesht i pakrahasueshëm, shkruan Gazeta Express.

Lionel Messi është bërë vetëm lojtari i tretë me më së shumti paraqitje për Barçën, pas Andrés Iniestas (642) dhe Xavi Hernández (767) dhe synimi i numrit 10’të është që t’i kalojë dy legjendat e katalunasve