Në moshën 30-vjeçare, Messi ende është në kulmin e karrierës së tij futbollistike. Nuk ka dyshim se ai tashmë e ka një vend në mesin e futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, apo mbase është edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Sidoqoftë, kjo është temë debati, por çfarë nuk mund të debatosh janë numrat dhe shifrat. Në fund të fundit numrat nuk gënjejnë, transmeton Express.
Kundër Sevilles, Messi e luajti ndeshjen e 600-të zyrtare për Barcelonë. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, këto janë tetë rekordet që Messi mund t’i thyejë në vitet e ardhshme.
- Të bëhet futbollisti më i dekoruar në histori. Messi ka 30 trofe të fituar. Maxwell ka më së shumti, 37, ndërsa Giggs 36.
- Të bëhet lojtari me më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve. Paco Gento i ka gjashtë me Real Madridin. Messi katër deri më tani.
- Të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Cristiano Ronaldo ka 111, Messi i dyti me 97.
- Të bëhet futbollisti që shënon më së shumti gola për një klub të vetëm. Messi ka shënuar 523 gola në 600 ndeshje. Pele është i pari me 643 gola në 659 ndeshje zyrtare.
- Të bëhet futbollisti me më së shumti fitore në Spanjë. Messi ka 298 fitore me Barçen deri tani. Iker Casillas prin, i cili ka fituar 334 ndeshje me Real Madridin në La Liga.
- Lojtari me më së shumti Topa të Artë. Messi prin me pesë, Cristiano Ronaldo është i dyti me katër.
- Të bëhet lojtari me më së shumti Këpuca të Arta. Messi dhe Ronaldo ndajnë vendin e parë me nga katër sosh.
- Të bëhet lojtari me më së shumti trofe evropianë. Messi ka shtatë deri më tani dhe mbetet prapa Dani Alves, Paolo Maldini and Arie Haan, të cilët kanë nga nëntë secili.