ikona e Barcelonës kritikohet nga ish-trajneri i Argjentinës

Messi nuk do të ishte i njëjti futbollist tek Real Madridi

Ish-trajneri i Argjentinës, Cesar Luis Menotti ka thënë se Lionel Messi është bërë futbollist kaq i mirë, vetëm falë skuadrës së Barcelonës.

Messi nuk do të ishte i njëjti futbollist tek Real Madridi

Ka qenë një javë e vështirë deri tani për Lionel Messin dhe ish-trajneri i Argjentinës Cesar Luis Menotti bëri një koment “thumbues” drejtuar lojtarit më të mirë në botë, se ai nuk do të ishte i njëjti futbollist nëse do kishte luajtur me Real Madridin.

Menotti tha se bashkëkombësi i tij, Lionel Messi nuk do të evoluonte në të njëjtën mënyrë tek skuadra madrilene.

“Messi nuk do të ishte futbollisti i njëjtë tek Real Madridi, ai debutoi me Iniestën, Xavin dhe Ronaldinhon, ndërsa Ronaldo nuk i kishte këto mundësi trajnimi”, tha ish-trajneri i kombëtares së Argjentinës.

Menotti bëri po ashtu edhe një koment rreth trajnerit të përfaqësueses argjentinase, Edgardo Bauza, duke thënë se do ta dëshironte zëvendësimin e tij me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simenone. /Insajderi.com