Messi nuk e dëshiron përballjen me këtë kombëtare në Botëror

Messi nuk e dëshiron përballjen me këtë kombëtare në Botëror

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi shpreson që kombëtarja e tij të mos përballet me Spanjën në turin e parë të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Sipas tij, Spanja, Brazili, Gjermania dhe Franca janë mes favoritëve kryesorë dhe rivalë të Argjentinës për ta fituar kampionatin.

“Kandidatët? Spanja, Brazili, Gjermania, Franca. Mendoj se për momentin këto janë seleksionët që më kanë bërë më shumë përshtypje, pasi kanë dhe shumë kualitete”, deklaroi të mërkurën për “TyC Sports” argjentinasi në Moskë, ku seleksioni i tij do të ndeshet me Rusinë të shtunën në një ndeshje miqësore.