“Messi mund të largohet nga Barcelona”

“Messi mund të largohet nga Barcelona”

Agustí Benedito, ish-kandidati për president të Barcelonës, mendon se Lionel Messi mund të largohet nga Camp Nou.

Pas Neymarit, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro, nga Barcelona mund të largohet edhe Lionel Messi, i cili ka kontratat me klubin deri në fund të këtij sezoni.

Kështu mendon ish kandidati për president të Barcelonës, Agustí Benedito.

“Barcelona e ka lënë rinovimin e kontratës së Messit, lojtarit më të rëndësishëm, për fund, dhe kjo kontratë edhe nuk është nënshkruar. Ky është një shqetësim”, ka deklaruar Benedito për Radio Marca.

“Rasti i Messit mund të jetë më i keq se ai i Neymar sepse nga 1 janari Messi është lojtarë i lirë. Messi ka kërkuar gjithmonë një ekip konkurrues dhe situata është një shqetësim”, ka theksuar ai.

Kurse, gjatë javës së kaluar është përfolur se Manchester City është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Messit, e cila është 300 milionë euro./Express/