Messi insiston se nuk e ka fyer gjyqtarin

Messi insiston se nuk e ka fyer gjyqtarin

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dënuar Lionel Messin me katër ndeshje mos lojë për Argjentinën shkaku i fyerjeve që kishte bërë në drejtimit të gjyqtarit anësorë në ndeshjen ndaj Kilit.

Por, Messi insiston se nuk e ka fyer gjyqtarin anësor, por fyerjet i ka bërë duke folur me vetën.

Argjentinasi këmbëngul se asnjëherë nuk e ka fyer drejtpërdrejtë gjyqtarin.

“Fyerjet e mija asnjëherë nuk i ishin drejtuar asistentit të gjyqtarit, por i kam thënë me vetë”, ka thënë Messi për gazetën argjentinase, La Nacion.

Ndërkohë që edhe Barcelona përmes një komunikate zyrtare ka shprehur mospajtimin për ndëshkimin e sulmuesit nga Komisioni i Disiplinës në FIFA pas fjalëve aspak etike të numrit 10 ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen Argjentinë-Kili.

Messi dyshohet se kishte fyer gjyqtarin anësorë në ndeshjen Argjentina Kili ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në botërorin “Rusi 2018”./Insajderi.com