Messi “gjunjëzon” Arsenalin

Messi “gjunjëzon” Arsenalin

Barcelona ka mposhtur Arsenalin 0-2, me dy golat e shënuar nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Me ndeshjen e fituar në “Emirates” të Londrës katalanasit hodhën një hap të madh drejtë kualifikimit në fazën e çerek-finaleve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Luis Enriques e dominojë në tërësi takimin duke krijuar raste të shumta në të dyja pjesët.

Megjithëse katalanasit nuk shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, në të dytën Lionel Messi u përkujdesë që t’ia shuante Arsenalit shpresat me dy gola të shënuar në këtë mbrëmje.

Të parin argjentinasi e shënoj në minutën e 71’ pas asistimit të brazilianit Neymar, ndërsa të dytin me penallti, të cilën e fitoi vet në minutën e 83’.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave zhvillohet në “Camp Nou” pas dy javësh.