Messi, 50 milionë euro bonus nëse rinovon me Barcelonën

19.06.2017 15:44
Messi, 50 milionë euro bonus nëse rinovon me Barcelonën

Siç raporton spanjollja SPORT, negociatat kanë vazhduar në mënyrë të vazhdueshme dhe diskrete, me shumë pak aktorë që kanë marrë pjesë në këtë skenar vere.

Që Messi të vazhdojë të luajë te Barcelona, klubi duhet të bëjë sforcime ekonomike. Atij i është garantuar se do të jetë lojtari më i paguar i katalanasve.

FC Barcelona-s do t’i duhet t’i paguajë një bonus rinovimi lojtarit, ose siç përshkruhet nga ekspertët e kësaj fushe, një “mirënjohje për firmën”, shkruan Telesport.

Rinovimi, dhe përmirësimi i kontratës, i Leo Messi-t, pritet të publikohet së shpejti.

Në raportin ekonomik të 2015/16, mund të shihej qartë se Barça ka shpenzuar 64 milionë euro bonuse për lojtarët që kanë rinovuar, Neymar, Busquets dhe Mascherano.

Siç raportohet nga Spanja, FC Barcelona do të paguajë plot 50 milionë euro bonus për rinovimin e yllit argjentinas.

Nuk dihet nëse paratë janë paguar tashmë apo do të pritet marrëveshja dhe firma e lojtarit. Por është duke u folur për një shifër marramendëse.