Mësohet vendi ku do zhvillohet ndeshja Ukrainë-Kosovë

Ndeshja kualifikuese për botërorin "Rusi 2018", Ukrainë – Kosovë do të luhet në qytetin Krakovia të Polonisë, por në dyshim është vetëm stadiumi.

Mësohet vendi ku do zhvillohet ndeshja Ukrainë-Kosovë

Sipas Federatës së Futbollit të Ukrainës, të hënën do të vendosin për njërin nga stadiumet në Krakovia: Stadiumi i klubit Krakovia, ose ai i Wislas.

Stadiumi i Krakovias zë 15.500 shikues, kurse ai i Wislas, 45 mijë shikues, shkruajnë mediet ukrainase, raporton Insajderi.

Ndeshja në fjalë luhet më 9 tetor për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”. /Insajderi.com