Mësohet shkalla e rihterit të tërmetit të sotëm në Shkup

Një tjetër tërmet është regjistruar gjatë ditës së sotme në Maqedoni, e ky nuk ishte i vetmi që nga mëngjesi i së hënës.

Mësohet shkalla e rihterit të tërmetit të sotëm në Shkup

Ndonëse me intensitet më të ulët se ditën e djeshme, sipas portalit nga Maqedonia, “Zhurnal”, qytetarët tashmë janë mësuar se gati çdo orë po ndodh një dridhje toke, përcjellë Insajderi.

Raportohet se tërmeti i fundit që ndodhi rreth orës 14:19, kishte magnitudë 3.7 shkallë të riterit, derisa epiqendra ishte në veriperëndim të Shkupit saktësisht në afërsi të fshatit Cërshevë.

Ndërkaq në rreth orës 11:50 ishte regjistruar tërmet tjetër me magnitudë prej 2.3 shkallësh. /Insajderi.com