Mësohet sa do të kushtojë autostrada Prishtinë-Gjilan

Mësohet sa do të kushtojë autostrada Prishtinë-Gjilan

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvëndësministri Rexhep Kadriu, kanë mbajtur një konferencë për gazetarë, pas interesimit të madh të këtyre të fundit lidhur me nënshkrimin e kontratave të operatorëve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Lekaj tha se nënshkrimi i kontratës për këtë projekt është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Anamoravës, por edhe të tërë vendit, ngase kjo autostardë lidhë Gjilanin me pjesët e tjera të Kosovës.

Ai tha se autostrada do të kushtojë 88 milionë euro, do të ketë një gjatësi prej 22.3 kilometra dhe se punimet pritet të fillojnë në pranverë të këtij viti dhe do të zgjasin 30 muaj.

Kurse, Rexhep Kadriu, ka treguar se autostrada do t’i ketë tri kuçje duke filluar me atë të Banullës, pastaj një në Zhegovc dhe e fundit do të jetë në Bresalcë. /Insajderi.com