Mësohet sa gjatë do të mungojë Xhaka

Granit Xhaka nuk do të mund të paraqitet për Arsenalin në ndeshjen e 4 shkurtit ndaj Chelseat në "Stamford Bridge".

Mësohet sa gjatë do të mungojë Xhaka

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, në Premier Ligë dhe FA Cup, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Burnleyt.

Xhaka u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari John Moss, për shkak të ndërhyrjes së rrezikshme në anëtarin e Burnleyt, Steven Defour.

Mesfushori i “topçinjve” nuk do të luajë në ndeshjet që Arsenali i zhvillon, tre javët në vazhdim, ndaj Watdordit, Southamptonit, Chelseas dhe Hull Cityt, shkruan ESPN.

Vetëm në qoftë se Arsenali vendos që ta apelojë kartonin e kuq të Xhakës, dhe federata vendos për zvogëlimit të dënimit për mesfushorin, atëherë ai mund të kthehej më parë në fushë. /Insajderi.com