Mësohet qëndrimi i 12 deputetëve të dorëhequr nga VV-ja për demarkacionin

Mësohet qëndrimi i 12 deputetëve të dorëhequr nga VV-ja për demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka thënë se qëndrimi i këtij Grupi Parlamentar për demarkacionin nuk ndryshon nga koha kur kanë qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, duke nënkuptuar se nuk do ta votojnë Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo gjë nuk del jashtë logjikës së gjërave, pasi dymbëdhjetë deputetët pjesë e grupit kanë mendësi dhe vizion të ngjajshëm për republikën.

“Kësaj republike i mungon zhvillimi, e ai nuk mund të arrihet duke u marrë me njëri-tjetrin, por duke shtyrë përpara agjenda që rregullojnë jetën e qytetarit. Ne e kemi bërë të qartë pozicionin tonë për demarkacionin. Po të kishte ndryshim qëndrimi, ai do të sillej qyshkur në kuvend”, ka thënë Sejdiu.

“Kësaj republike i mungon zhvillimi, e ai nuk mund të arrihet duke u marrë me njëri-tjetrin, por duke shtyrë përpara agjenda që rregullojnë jetën e qytetarit. Ne e kemi bërë të qartë pozicionin tonë për demarkacionin. Po të kishte ndryshim qëndrimi, ai do të sillej qyshkur në kuvend”. /Insajderi.com