Mësohet ofendimi i Edersonit ndaj Jose Mourinhos

Mësohet ofendimi i Edersonit ndaj Jose Mourinhos

Manchester City fitoi derbin e qytetit të Manchesterit, duke mposhtur Manchester United në Old Trafford, me rezultat 1 me 2.

Skuadra e Pep Guardiolës me këtë fitore kanë shkruar histori në Premierligë, pasi janë skuadra e parë që kanë fituar 14 ndeshje radhazi.

Por, rivaliteti nuk përfundoi me përfundimin e takimit, pasi vazhdoi edhe në dhomën e zhveshjeve.

Sipas mediave angleze, futbollistët e City dhe të United janë përleshur, pasi trajneri i djajve të kuq, Jose Mourinho, ishte futur në zhveshtoren e Cityt, duke iu kërkuar të shfaqin më shumë respekt për skuadrën e tij.

Sipas “The Times” ky reagim i Mourinhos, kishte zemëruar portierin brazilian, Ederson, i cili e ka fyer duke e sharë rëndë bosin e United dhe gjithashtu ka hedhur qumësht dhe ujë mbi të.

“Shko pirdhu”, besohet t’i ketë thënë Mourinhos portieri i Manchester Cityt.

Si pasojë e përleshjes, anëtari spanjoll i stafit të trajnerëve të Guardiolës, Mike Arteta, ka çarë arkadën e syrit.

Besohet se lëndimin e Artetas e ka shkaktuar sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili e ka gjuajtur me shishe të ujit ish futbollistin e Arsenalit.

20 herë kampioni anglez insiston se Mourinho nuk ka bërë asgjë dhe se kapiteni i City, Vincent Kompany, ka qenë njëri nga më të ashpërit në tunel.

Tashmë, Federata e Futbollit Anglez ka filluar një hetim rreth këtij incidentit edhe pse gjqytari kryesor i takimit, Michael Oliver, nuk e ka përmendur në raportin e tij të ndeshjes.