Mësohet në çfarë ore zhvillohet meçi gjysmëfinal i Majlindës

Mësohet në çfarë ore zhvillohet meçi gjysmëfinal i Majlindës

Majlinda Kelmendi do të përballet me Misato Nakamuran në gjysmëfinale me fillim prej orës 21:05, sipas faqes zyrtare të Lojërave Olimpike Rio 2016.

Kelmendi fitoi ndaj Evelyne Tshopp në meçin e parë, ndërsa në çerekfinale Christianne Legentil nuk arriti të shkaktonte probleme për kosovaren.

Nakamura në anën tjetër është tri herë kampione e botës dhe medaliste e bronztë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. /Insajderi.com