Mësohet kur Frashër Krasniqi do të dal para gjykatës

Mësohet kur Frashër Krasniqi do të dal para gjykatës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili u përlesh me deputeti e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, do të dal para gjykatës në një afat brenda 48 orëve.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Tomë Gashi përmes një shkrimi në Facebook.

“Diku nga Mesnata mbrëmë Prokurori i ka caktuar masën e ndalimit për 48 ore zotit Krasniqi. Aj pritet të dal para gjykatësit ne Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda këtij afati kohore”, ka shkruar Gashi.

Krasniqi dhe Zeka kishin sulmuar njëri tjetrin pas një debati të ashpër ku nuk kishin munguar as ofendimet. Fillimisht Krasniqi i kishte hedhur ujë në drejtim të Zekës, ndërsa Zeka e kishte gjuajtur me shishe të plastikës./Insajderi.com