Mësohet ku mund ta vazhdojë karrierën Bunjaku pas largimit nga Kosova

Mësohet ku mund ta vazhdojë karrierën Bunjaku pas largimit nga Kosova

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, mund ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kinës.

Mundësinë e angazhimit në kampionatin kinez e ka bërë të ditur vetë trajneri, të martën, për gazetën Koha.

Ai nuk ka dashur ta zbulojë emrin e ekipit, por ka insistuar se bisedimet me një klub kinez do t’i nisë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Kampionati në Kinë ka përfunduar dhe i riu nis në fillim të marsit.