Babai i dëshm" />

Hilmi Haradinaj varroset sot në Gllogjan

Hilmi Haradinaj varroset sot në Gllogjan

Në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, sot nga ora 14:00 do të bëhet varrimi i Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Babai i dëshmorëve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj si dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë të shtunën mbrëma, në moshën 74 vjeçare.

Lajmin e kishte bërë të ditur vet kryeministri Haradinaj, i cili kishte njoftuar për vdekjen e të atit në orët e para të mëngjesit të së dielës. /Insajderi.com