“Mungojnë edhe dy apo tri vota për demarkacionin”

“Mungojnë edhe dy apo tri vota për demarkacionin”

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur optimist se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi do të marrë fund nesër.

“Me sa e di unë, i kemi 79 vota. Duhet që t’i kemi edhe 2-3 deputetë që ta mbështesin këtë proces dhe të dalim në majë të Çakorrit politikisht me këtë temë”.

Megjithatë, Hoxhaj në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës nga Jerusalemi, ka thënë se nuk dëshiron që të paragjykojë votimin e paraparë për nesër lidhur me marrëveshjen e Demarkacionit.

“Në jetën time politike asnjëherë nuk kam qenë ai që ka deklaruar paraprakisht dhe publikisht se cili mund të jetë rezultati i votimit, sikurse disa prej kolegëve të mi që e kanë bërë herë pas here, të thonë ‘i kemi numrat, ose nuk i kemi numrat’. Nuk është qasja që unë preferoj në jetën dhe sjelljen time politike, por e di që koalicioni asnjëherë nuk ka pasë më shumë vota ‘pro’ kësaj marrëveshje së bashku me mbështetjen e LDK-së”.