Mësohet data kur Xhensila do ta sjellë në jetë fëmijën e parë

Mësohet data kur Xhensila do ta sjellë në jetë fëmijën e parë

Në muajin shkurt çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, ndan me fansat e tyre lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë. Nëpërmjet një postimi në Instagram publikuan një foto ku Xhensila shfaqej me barkun e rrumbullakosur. E ftuar në një emision, këngëtarja tregoi se ajo dhe Besi janë në pritje të një vajze.

 

 

Xhensila ka qenë shumë aktive këto kohë në profilin e saj në Instagram, teksa ka treguar gjatë kësaj periudhe sesi po e përjeton pritjen e ëmbël. Mirëpo mesa duket ata do e mbajnë foshnjën e tyre në krahë më shpejt nga sa menduam.

Në një lidhje në skype ditën e sotme në emisionin ‘KafeIn’ Bes Kallaku tregoi se kur pritet që të lindë Xhensila.

“Në fundin e këtij muaji ose 10 ditshin e parë të Korrikut”, u shpreh Besi pasi u pyet nga gazetari.

Ndërsa i pyetur për martesën e tij me Xhensilën dhe se si po shkon, aktori me humor tha se nuk ka asnjë ndryshim nga martesat e tjera, pasi dhe ata jetojnë si të gjithë njerëzit e tjerë.