Mësohet dita kur Majlinda Kelmendi do të garojë në Lojërat Olimpike

Mësohet dita kur Majlinda Kelmendi do të garojë në Lojërat Olimpike

Të dielën pritet të jetë ditë historike për Majlinda Kelmendin dhe Kosovën. Xhudistja kosovare pritet që me 7 Gusht, pra të dielën nga ora 10:00 të mas forcat me kundërshtaret e saj për medalje.

Të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen brenda ditës së diele, ku Majlinda Kelmendi pas çdo ndeshje të fituar do vazhdojë garën me duelet tjera kohë pas kohe.

Majlinda Kelmendi është kampione botërore në xhudo, dhe pritet që Olimpiada t’i shërbejë si shenjë se kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Kosovarja garon në kuadër të peshave deri në 52 kilogramë. /Insajderi.com