“Jose Mourinho e kërkoi me ngulm Embolon”

“Jose Mourinho e kërkoi me ngulm Embolon”

Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel ka pohuar se Jose Mourinho e kërkonte me ngulm Breel Embolo te Manchester United.

Reprezentuesi zviceran që luante me Baselin para Euro 2016 ka vendosur që ta injoroj Mourinhon dhe t’i bashkohet klubit gjerman.

“Ka pasur arsye të shumta se pse ne e kemi transferuar Embolon. Njëra nga arsyet ishte se Mourinho e kërkonte atë me ngulm te Man United”, tha Heidel.

Ai po ashtu foli për sulmuesin e përfaqësueses zvicerane, duke e lavdëruar atë.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, i hapur si person dhe gjithnjë i buzëqeshur”, deklaroi drejtori sportiv i skuadrës së njohur gjermane. /Insajderi.com